Kryetari i Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot ne nje takim pune Kryetarin e Kuvendit te Sindikatave te Malit te Zi Danillo Popoviq dhe Kryetarin e Sindikatës komunale Shefki-Keko Lamoviq. Teme e bisedimit ishte ndertimi i 150 banesave sindikale ne Fushe te Ulqinit, ku komuna duhet te participoje me 25 perqind te mjeteve.
Kryetari Gjeka edhe ne kete takim ka pershendetur nismen e sindikatit dhe e vlereson ate si hap te qelluar per te pastrehet. Ai theksoi po ashtu qe Komuna do te permbushe te gjitha obligimet qe dalin nga mareveshtja e nenshkruar me sindikatin.
Qe te jetesohet kjo ide e cila eshte duke u aplikuar edhe ne disa komuna te tjera te Malit te Zi duhet qe te hartohen planet perkatese dhe dokumentacioni percjelles.
Mysafiret vleresuan takimin ne fjale dhe theksuan qe pervoja nga qytetet e tjere eshte treguar si shume pozitive dhe se cmimi i ketyre banesave eshte tejet i aresyeshem.
U la qe palet te vazhdojne aktivitetet dhe te finalizojne nismen qe eshte ne interes te dyanshem.