Komuna: DOKUMENTËT SHKOJNË NË PROKURORINË SPECIALE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna e Ulqinit të martën do të dorëzojë dokumentacionin për punën e katër viteve të fundit të cilin me kërkesë të Prokurorisë speciale për krim të organizuar para dy javësh i kërkuan inspektorët e Ministrisë së punëve të brendshme, mëson Portali Ul-info.

Pjesa më e madhe e dokumentacionit të kërkuar kishte të bënte me punën e Sekretariatit për urbanizëm, pastaj organit të financave, si dhe në punën e shërbimit për mbrojtjen e pasurisë.

Hetimi do të jetë i gjerë dhe, siç vlerësohet, do të zgjas një kohë të gjatë. Por, në disa raste, kur bëhet fjalë për disa leje urbanistike dhe dokumentacion hapësinor-planifikues, hetimi që në këtë fazë shkon në detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi