Komuna e Ulqini: U SHPALL KONKURSI PËR OJQ

Vetëqeverisja lokale në Ulqin me anë të ftesës publike lajmëroj të gjithë organizatat e sektorit civil që të mërkurën është shpallur “Konkursi publik për ndarjen e mjeteve për projektet e organizatave joqeveritare për vitin 2013”.

Siç thuhet në lajmërimin e kryetarit të Komisionit Gazmend Kalabrezi, informatat më të hollësishme mund të fitohen në Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore.

Të gjitha OJQ-të janë ftuar të marrin pjesë në mbledhjen konsultative mbi këtë temë e cila do të mbahet të mërkurën e ardhshme, me fillim në ora 11, në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi