Kënaqësi e veçantë që të shpërndajmë klubeve sportive vendimet për bashkëfinansim të programeve të punës së organizatava sportive.
Shumë klube nga Komuna jonë kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë vitit të fundit dhe sigurisht që ato rezultate duhen vlerësuar me përkrahjen tonë maksimale. Të rinjët tanë kanë aftësi të mëdha në disa sporte dhe në gara të ndryshme dhe me rezultatet e tyre përfaqësojnë dhe krenojnë Komunën tonë.
Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të kemi fokus të veçantë për të gjithë klubet e sportit, sepse sporti përveç që na përfaqëson qytetin tonë në të gjithë rajonin dhe më gjërë gjithashtu ndikon pozitivisht që të kemi një rini dhe shoqëri sa më të shëndetshme.
Klubet të cilët kanë marrë vendimin për bashkëfinansim janë:
– Klubi i basketbollit “Ulqin 2022” 16,000.00 €
– Klubi i Karatesë “Rei” 8,000.00 €
– Klubi i basketbollit “Jadran” 3,000.00 €
– Klubi i hendbollit të femrave “Ulqin 27,000.00 €
– Klubi atletik “Orion” 3,000.00 €
– Klubi i futbollit “Akademija” 16,000.00 €
– Klubi i Taekwandosë “Ulqin” 18,000.00 €
– Klubi i karatesë “Ulqin” 16,000.00 €
– Klubi i karatesë “Albulena” 2,500.00 €
– Klubi i peshkimit sportiv “Bojana” 3,000.00 €
– Klubi i tenisit “Bellevue” 10,000.00€
– Klubi i futsallit “Dolcinium” 13,000.00€
– Klubi i peshkimit sportiv “Neptune” 2,000.00€
– Klubi i kikboksit “Albulena” 4,000.00€
– Klubi i vollejbollit “Barbana” 6,000.00€
– Klubi i karatesë “Champion” 2,500.00€