Të gjithë partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin e Ulqinit kanë arritur konsensus që ti dërgojnë organeve shtetërore propozimin që autostrada Adriatik-Jon të hyjë në Mal të Zi nga pjesa jugore e Liqenit të Shasit, dhe pastaj nëpër fshatrat Zogaj dhe Goranë të vazhdojë për Tivar.
Siç mëson Portali Ul-info, në letrën dërguar Qeverisë dhe Ministrisë së komunikacionit dhe detarisë thuhet se ky variant është më i përshtatshëm për lidhjen e ardhshme rrugore, ekonomike dhe sociale të Plazhit të madh dhe Adës si dhe për valorizimin e tyre.
Varianti i dytë parasheh që autostrada të hyjë në Mal të Zi nga pjesa e sipërme e Liqenit të Shasit, pastaj nëpër Krythë dhe Mërkot të vazhdojë për Tivar.