Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë ka folur mbrëmë me drejtuesit e Rixos grupit mbi qëllimin e kësaj kompanie turke të investojë në komunën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Udhëheqësia e Rixos-it, në krye të së cilës ishte drejtori i kompanisë Adnan Çelik, kanë deklaruar që dëshirojnë, para së gjithësh në Plazhin e madh, të ndërtojnë kompleksin turistik të kategorisë së lartë. “Jemi të gatshëm të investojmë kapitalin në qytetin tuaj në kënaqësi të përbashkët”, tha Çelik.
Gjeka tha që projektet e tilla janë në interes të kësaj komunë dhe theksoi që do të ndërmarrë të gjitha masat tek pushteti qendror në mënyrë që ato të realizohen.
Vetëm vitin e kaluar Rixos, i cili e ka selinë në Dubai, ka realizuar xhiron prej dy miliardë euro.