Komuna e Ulqinit është lajmëruar tek Drejtoria tatimore që detyrimet e veta të papaguara ti shlyej me pronë. Në mbledhjen e fundit të kabinetit të Millo Gjukanoviqit është konstatuar që duhet të plotësohet dokumentacioni dhe të caktohen shifra precize sa është borxhi tatimor i kësaj vetëqeverisje lokale.
Sipas informatave të fundit, borxhi mbi këtë bazë është 2.5 milion euro.
Borxhi tatimor, sipas fjalëve të zyrtarëve të komunës, ishte një nga arsyet kryesore që me Qeverinë e Malit të Zi, me 11 qershor të këtij viti, është nënshkruar Plani i sanimit, me të cilën disa kompetenca të vetëqeverisjes lokale kanë kaluar tek Ministria e financave.