Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka emëruar Xhaudet Cakulin si këshilltar të vet për ekonomi. Deri pak kohë më parë Cakuli ishte nënkryetar i komunës.
Cakuli është dhe nënkryetar i Forcës së re demokratike – FORCA, këshilltar i kësaj partie në Parlamentin lokal, ndërsa para dy muajve është zgjedhur kryetar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, këshill i cili përbëhet prej shtat anëtarëve.
Në faqen zyrtare të komunës vazhdon të shkruaj që Cakuli kryen funksionin e nënkryetarit, siç edhe qëndron lajmërimi që Jakup Murati është administratori kryesor në qeverisjen lokale, edhe pse dha dorëheqja gati para pesë muajve nga ky funksion.