Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu zhvilloj të hënën takimin e lamtumirës me ambasadorin e Austrisë në Mal të Zi z.Martin Pammer me rastin e përfundimit të misionit të tijë diplomatik.
Z. Cungu pasi vlersoi si shumë të mira mardhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme ndërmjet Malit të Zi dhe Austrisë, ambasadorit Pammer i shprehu mirënjohje për punen dhe angazhimin e tij në sherbim të rritjes së mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve .
Ambasadori Pammer falenderoj zotin Cungu për takimin e rezervuar, ku duke vlersuar bashkupimin e deritanishem të komunës së Ulqinit me ambasaden austriake në Mal të Zi shprehu dëshiren e thellimit të këtij bashkpunimi në fusha të ndryshme.
Kryetari Cungu ndër të tjera theksoj mundësinë e bashkpunimit në fushen e arsimit, konkretisht përmes sigurimit të ndonjë burse për nxenësit tanë për të studiuar në universitetet austriake, poashtu edhe në fushen e kulturës si dhe atë të ekonomisë.
Ambasadori austriak u shpreh i bindur se do të ketë rastin ti përcjell më nga afer zhvillimet që do të ndodhin si në Mal të Zi ashtu edhe në Ulqin, poashtu edhe mundësin për të dhënë kontributin e tij personal pasi që nga muaji tetor i këtij viti do të filloj me mision diplomatik në ambasaden austriake në Bosne e Hercegovinë.