Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtuesi i OJQ “Likud Mali i Zi” Ratko Ceroviq kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për bashkëpunim.
Ky dokument ka të bëj me bashkëpunimin në fushën e kulturës, letërsisë, historisë dhe afirmimit të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare.
Dy anë do të angazhohen veçanërisht rreth organizimit të tubimit të madh shkencor “Sabataj Cevi, sabatajanët dhe sabatajizmi në histori dhe literaturë”, i cili verën e ardhshme do të mbahet në Ulqin.
“Në këtë kongres do të vijnë ekspertët eminent të kulturës sefarde, sepse kjo histori është e rëndësishme për Hebrejët në të gjithë botën”, tha Ceroviq.
Gjeka theksoi që komuna e Ulqinit është e hapur për realizimin e kësi lloj projektesh të cilët pozitivisht ndikojnë në turizëm.