Ditën e hënë në kabinetin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal të komunës së Ulqinit dhe Sos telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Memorandumi, parasheh partneritet, transparencë ,përgjegjësi dhe informim të ndërsjelltë,u shpreh kryetari Gjeka.Ai tha se eksekutivi angazhohet për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe integrimin e viktimave të dhunës në shoqëri. Strategjia e barazisë gjinore përbën një objektiv të rëndësishëm , për ne ,andaj ne do të jemi kembëngulës , derisa të vemë ne shërbim të grave dhe vajzave në nevoj dhe viktima të dhunës , ndihmen ligjore dhe integrimin e tyre .Ndërkaq Drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj deklaroi se pozita e femrës në komunën e Ulqinit është shumë specifike.
Pozita e femrave në vendimmarrjen lokale nuk është në nivelin e kënaqshëm ,dhe roli i tyre në pushtetin lokal. Bilanci gjinor në vendimmarrjen lokale është më shumë se simbolik.
Duhet pranuar që gjer më tani ka mungur gatishmëria e shoqërisë për ta avancuar femrën në vendimmarrje ,si në pushtetin politik,ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv.
Në të kaluarën gjithmonë ka pasur interesim vetëm me fjalë që të implementohet barazia gjinore në nivel lokal, por as njëherë nuk është aplikuar në praktit, nuk është ndarë ndonjë buxhet për projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në komunë.
Mu për këtë arsye
Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës është duke realizuar projektin “Ti përshpejtojmë të drejtat e njeriut” në bashkëpunim me Qendrën për arsimimin qytetar dhe me qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Aktiviteti kryesor i këtij projekti është hartimi i planit lokal i aksionit mbi barazinë gjinore. Ndërsa synimi primar është përmirësimi i pozitës së gruas në komunën e Ulqinit.