Komuna e Ulqinit: DONACIONE PËR MIS SHQIPËRIA

marreveshjaPër shkak të xhiro llogarisë së bllokuar të komunës, kryetari Fatmir Gjeka të mërkurën ka organizuar takim me biznesmenët lokal të cilët kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë financiarisht organizimin e garës për “Mis Shqipëria”, finalja e të cilës do të mbahet në Molin e madh më 27 qershor.

Gjeka tha që ky manifestim që tani kishte efekte pozitive të marketingut për komunën e Ulqinit, sidomos meqë ndodh në parasezonë.

Në mbledhje është arrit marrëveshja të hapet xhiro llogaria e posaçme në të cilën të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët dëshirojnë mund të donojnë mjete për këtë spektakël.

Numri i xhiro llogarisë është 520-18568-49, me emërtim për Mis Shqipëria (za Mis Albanije).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi