Komuna e Ulqinit: DUKE PRITUR HOTELIN E RI

Pas prezantimit të vitit të kaluar në Panairin e Patundshmërive dhe investimeve “Frei 2012”, në Milloçer dhe përfundimit të të gjitha përgatitjeve lidhur me projektin, i cili është punuar sipas rekomandimeve të zinxhirit të madh të hoteleve dhe resorteve Iberostar Group nga Spanja, për ndërtimin e hotelit në Plazhin e madh në Ulqin, i cili edhe do të afarizojë në kuadër të këtij zinxhiri të madh, përfaqësuesit e kompanisë Inveraqua Montenegro të cilët janë edhe inicues të këtij projekti janë takuar me Kryetarin Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij me qëllim që të planifikojnë hapat e mëtejshëm me qëllim të realizimit të këtij projekti.

Projekti përfshinë ndërtimin e hotelit me kapacitet 400 dhoma në afërsi të hotelit Belvi në Plazhin e madh me koeficientin e ndërtimit prej 0,33 % për ndërtimin e të cilit nevojiten 35 milionë Euro. Lokacioni për ndërtim është në sektorin 66 të Studimit shtetëror të lokacionit për të cilin kanë përfunduar dokumentet planore dhe kushtet për ndërtim tashmë janë plotësuar. Inveraqua Montenegro krahas zgjidhjes ideore dhe studimit të fizibilitetit ka siguruar edhe një të tretën e mjeteve për këtë investim nga ana e një banke spanjole.
Me qëllim të mbylljes së paketës financiare të këtij investimi Kryetari Cungu dhe drejtori i Inveraqua Montenegro z. Damian Flores janë marrë vesh për paraqitjen e përbashkët në Panairin e investimeve në Mynih ku do të prezantohet ky projekt. Prezantimi i projektit do të jetë edhe në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm gjatë vizitës e cila është planifikuar me vizitën që do t’u bëhet investitorëve potencialë në Emirate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave.

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi,

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me