Komuna e Ulqinit: E gatshme për bashkëpunim ndërkufitar

 

ProtokollKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën ne  takim pune z. Zef Hila, kryetar i Bashkisë Vau i Dejës dhe z. Fran Frroku, kryetar  i Lezhës.

Në takim u prekën një sërë temash me interes të përbashkët, vecmas hartimi i projekteve që i shërben forcimit ndërkufitar, trashëgimisë natyrore dhe kulturore  si dhe mbrojtjes së  mjedisit dhe që finansohen nga fondet e Bashkimit Evropian.

Përndryshe Komuna jonë nëpërmes Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe  projekte me të dy komunat e lartëpërmendura ka pasur një përvojë të frytshme në realizimin e projekteve.

Njëherit në takim u bë fjalë edhe per shkëmbimin e përvojave në funksionimin e pushteteve vendore.Bashëbiseduesit u pajtuan që takime të këtij lloji të jenë më të shpeshta me vleresimin që ata i kontribuojnë sforcimit të marëdhënijeve të dy vendeve Malit të Zi dhe Shqipërisë.

U la që së shpejti të realizohet vizita e kthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…