Tre subjekte politike, Forca e re demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv kanë arritur sonte marrëveshjen për formimin e koalicionit paszgjedhor për ushtrimin e pushtetit lokal në Ulqin.
Liderët e këtyre tre subjekteve, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim politik dhe për principet e veprimit të këtij koalicion.
Pritet që mbledhja e Kuvendit komunal në të cilën do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i ri i Komunës, funksion të cilin do ta ushtroi lideri i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka, do të mbahet javën që vjen.