Komuna e Ulqinit: GJEKA PRITI REISIN

REISIKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot në takim Reisin e Bashkësisë islame në Mal të Zi z. Rifat Fejziq me bashkpuntorë.

Gjatë vizitës Reisi shprehu kënaqsinë me bashkpunimin e deritashëm me Komunën e Ulqinit dhe shprehu gadishmërinë që ajo të vazhdohet dhe të intensifikohet në të ardhmen.
Është dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të bihet vendimi mbi lirimin prej komunalive për Medresën e grave në Fushën e Ulqinit.

Kryetari Fatmir Gjeka shprehu gadishmërinë për zgjedhjen e të gjithë nevojave dhe prioriteteve të cilat Bashkësia islame i ka identifikuar për realizim në Komunën e Ulqinit në periudhën e ardhshme, para së gjithash për krijimin e parakushteve për ndërtimin e xhamisë në Shtoj dhe në Fushë të Ulqinit. Është dakordua që në ditët në vijim të vazhdohen bisedat rreth detajeve dhe mënyrës së realizimit të këtyre projekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…