Komuna e Ulqinit: HAPET ZYRA PËR DIASPORË

Zyra per diasporePranë Komunës së Ulqinit sot solemnisht u hap Zyra për diasporë.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka tha se ajo do të mundësojë lidhje më të afërta të Ulqinakëve nëpër botë me vendlindje.

Ai tha se zyra veçanërisht do të jetë e fokusuar tek njerëzit e biznesit të cilët janë me prejardhje nga kjo komunë, e të cilët arritën sukses në profesionet e veta. “Më së shumti janë në Amerikë, nga biznesi e deri tek politika”, tha Gjeka.

Sipas fjalëve të drejtuesit të Zyrës Arsllan Hajdinaga, Komuna e Ulqinit është e para vetëqeverisje lokale e cila ka një institucion të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi