Sekretariati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor Avdulla Dervishi njoftoj opinionin ne lidhje me disa aktivitete në fushën e investimeve të cilat kanë filluar në Komunën tonë.
- Rekonstruktimi i shkalleve nga Përmendorja në Pinjesh deri te parku buzë restorantit “Holegro” në Ranë. Punët i zhvillon kompania Sh.P.K. “Finidom” nga Podgorica. Vlera e këtij investimi është 12.253,29 euro.
- Ndërtimi i ndriçimit publik përball Stacionit tl autobusëve në lagjen Totosh. Punët i zhvillon kompania Sh.P.K. “Spinel ” nga Kotorri. Vlera e këtij investimi është 5.864,00. euro.
- Ndërtimi i ndriçimit publik buzë hotelit “Mediteran”. Punët i zhvillon kompania Sh.P.K. “RAmel ” nga Nikshiqi. Vlera e këtij investimi është 10.358,00 euro.
- Ndërtimi i murit mbajtës në Millen e Poshtme. Punët i zhvillon kompania Sh.P.K. “Gjokiq Group” nga Tivari. Vlera e këtij investimi është 9.976,00. euro.