Sot Kryetarin Cungu priti në takim përfaqësuesit e kompanisë turke e njohur sipas administrimit me akua parqet dhe basenet në Turqi dhe më gjerë. Ata kanë shprehur interesim për ndërtimin e një akua parku në Ulqin.
Kryetari Cungu e ka përshëndetur këtë ide dhe e ka vlerësuar si të rëndësishme për ofertën turistike të Ulqinit. Ai të interesuarve ju ka propozuar lokacionin e komunës në Shtoj, të cilin pas takimit e kanë vizituar.
Nëse në takimet e ardhshme do të dorëzohet zgjidhja ideore dhe realizohet një marrëveshje e pranueshme për investitorët dhe komunën, planifikohet nisja e të gjitha procedurave të nevojshme me qëllim që të mundësohet fillimi i montimit të akua parkut në një afat sa më të shkurtër dhe hapja për sezonin e ardhshëm turistik.