Komuna e Ulqinit: KONTRATA PËR NDRIÇIMIN PUBLIK NË SHTOJ

Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu ka nënshkruar të mërkurën marrveshjen me kompanin “Spinel” nga Kotorri për vendosjen e ndriçimit publik në Shtoj, përgjat rrugës magjistrale, nga Shtoji i Epërm deri në qendër të Shtojit me një gjatësi prej 4 kilometrave.
Për shkak të procedurave të tenderimit dy iniciativat e mëparshme përfunduan pa rezultat dhe kjo është procedura e tretë e tenderimit të këtij projekti që u realizua me sukses për të cilën u kontraktua firma “Spinel”.
Nga që në komunën e Ulqinit ka filluar sezona turistike Drejtoria e rrugëve të Malit të Zi ka dhënë pelqimin që punimet për vendosjen e këtij rrjeti të fillojn pas përfundimit të sezonës turistike. Punime do të fillojn me datë 16 shtator të këtij viti dhe do të zgjasin 20 ditë. Mjetet për realizimin e këtij investimi kapin vleren prej 186.706,90 euro dhe janë të siguruara nga buxheti i komunës së Ulqinit.

Në ndërkohë është duke u punuar edhe për pregaditjen e projekti për ndriçim publik nga qendra e Shtojit deri në Adë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi