Mesazh urimin nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dërguar me rastin e festes së Vitit të Ri.
Dua t’u uroj të gjithë qytetarëve një vit të ri të mbarë, të paqtë, të begatë me plot shëndet, mbarësi dhe shpresë.
Gëzuar dhe respekt dhe për ata që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në vendet e punës.
Së bashku me urimet më të sinqerta dua të besoj se viti 2025 do të jetë viti i mbarë, drejtë integrimit të vendit në familjen e madhe evropiane.
GËZUAR VITIN E RI 2025!
Genci Nimanbegu
Kryetar i Komunës së Ulqinit