Komuna e Ulqinit: MARRËVESHJE ME VODAKOMIN

Vodakom (1)Me nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e V – të të Projektit për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut, Komuna e Ulqinit ka siguruar 20 milionë euro mjete kreditore nga mjetet e përgjithshme kreditore të KFW – së të parapara për fazen e V – të këtij Projekti si dhe 1 milion Euro shtesë ndihmë financiare për financimin e shërbimeve konsultative me qëllim të përmirësimit të afarizimit të NP Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin.

Komuna e Ulqinit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin dhe Vodakomi sot nënshkruanë një marrëveshje të posaçme shtesë me të cilën u definuan të drejtat dhe obligimet e të gjithë nënshkruesve të kësaj marrëveshje.

Pas studimit të fizibilitetit të furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza të pregaditur nga kompania gjermane Dalhem me vlerë 487 mijë Euro, nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet hapin më të rëndësishëm për sigurimin e këtyre mjeteve.

Projektit për furnizimin me ujë dhe bartjen e ujërave të zeza vlersohet si projekti bazë për fillimin e investimeve në komunën e Ulqinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…