Komuna e Ulqinit: MBI 260 MIJË EURO PËR PARKING

Ulcinj, Ulqin, PanoramaRreth 265 mijë euro do të investohen këtë vit nga buxheti i komunës për ndërtimin dhe rregullimin e parkingut në pjesën e ngushtë të qytetit. Siç thuhet në Projekt buxhet, afër 200 mijë euro do të kushtojnë dy parkingje: tek Ambulanca e vjetër dhe tek ndërtesa “Solidarnost” tek Komuna, derisa 70 mijë euro do të investohen në rregullimin e parkingut tek Fabrika e vjetër e vajit dhe në hapësirën në mes Bulevardit dhe kanalit Bratica.

Ekziston po ashtu mendimi që, sipas shembullit të disa komunave bregdetare dhe të Podgoricës, të formohet ndërmarrja publike Parking shërbimi, e cila do të kujdesej dhe do të menaxhojë parkingjet dhe garazhet publike, si dhe për pagesën e parkingut për automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…