Sipas evidencës së Drejtorisë për patundshmëri, duke përfunduar me vitin 2008, në territorin e komunës së Ulqinit janë 5085 objekte pa leje ndërtimi dhe 68 objekte me leje të tejkaluar ndërtimi.
Sipas të dhënave nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare për vitin 2009 ekzistojnë 577 objekte pa leje të regjistruar si objekte të përkohshme, si dhe 17 objekte pa leje në zonën e Të Mirave detare në territorin e komunës së Ulqinit.
Kur merret parasysh dhe jo që është ndërtuar pa leje në katër vitet e fundit, vlerësohet që sipërfaqja e përgjithshme e mbuluar me objekte pa leje në këtë komunë është tre milion metër katrorë!?