Komuna e Ulqinit: MILAZIM MUSTAFA SEKRETAR PËR EKONOMI

Mustafa (1)Sekretari i ri për ekonomi në komunë të Ulqinit do të jetë kryetari i deritashëm i Parlamentit lokal Milazim Mustafa. Ai në atë funksion do të zëvendësoj funksionarin e Forcës së re demokratike Valdet Axhemoviq.

Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” do të caktojë ditët e ardhshme dhe bartësit e funksioneve tjera drejtuese në komunë të cilët i takuan në bazë të marrëveshjes që arritën me Forcën dhe Malin e Zi Pozitiv: punëve inspektuese, veprimtarive banesore dhe kryeadministratorit, si dhe drejtuesit e dy ndërmarrjeve publike, Shërbimit të mbrojtjes dhe Organizatës turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…