Komuna e Ulqinit: Nderim  viktimave të gjenocidit në Srebrenicë 

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu në emër të qytetarëve dhe në emrin e tij personal nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve  të Bashkuara 11 korrikun e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të  Përkujtimit të GJenocidit  në Srebrenicë. Mijëra njerëz nga rajoni  dhe vende të tjera në Qendrën Memoriale i japin nderim viktimave dhe marshojnë  në atë që  është quajtur  rruga e  vdekjes në përkujtim të tyre. Në masakrën e Srebrenicës , më e rënda  në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, forcat  serbe  vranë më shumë  se 8.300 djem dhe  burra muslimanë.Sot do të rivarrosen eshtrat  e 14 viktimave të identifikuara. Përkujtimi i viktimave  është një  nderim fisnik të cilit i  bashkohemi dhe ne.
Në emër të Ulqinit dhe qytetarëve të tij , ngrejmë zërin fuqishëm që kjo masakër mos të harrohet  e të mos  përsëritet  më  gjenocidi  askund  tjetër  në rajonin tonë  dhe në botë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi