Komuna e Ulqinit: NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR HAPJEN E FAKULTETIT

Fakulteti marreveshjaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i Fakultetit për studime mesdhetare ekonomike prof. Dr. Stevo Nikiq kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim.

Me këtë dokument parashikohet që nga shtatori në Ulqin të hapet paralelja e këtij institucioni të arsimit të lartë për shkollimin e të rinjve në fushën e turizmit nautik dhe veprimtarive të saja përbërëse.

Gjeka tha që diçka e tillë i ka munguar Ulqinit duke theksuar që kjo është sidomos e rëndësishme për të rinjtë në këtë qytet të cilët përfundojnë shkollën e mesme. Ai tha që me kontratë është parashikuar që të dy palët të mundohen që nga viti shkollor 2015/2016 mësimi në këtë fakultet të jetë në gjuhën shqipe.

Prof. Dr. Stevo Nikiq ka shprehur kënaqësinë me nënshkrimin e kësaj kontrate duke theksuar që Ulqinakët e rinj, por edhe ato nga regjioni, do të kenë mundësi të studiojnë në fakultetin atraktiv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…