Komuna e Ulqinit: NGA 2000 EURO NDIHMË PËR KOMUNAT NË SERBI DHE BdheH

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKomuna e Ulqinit do t’I dërgojnë regjioneve të goditura nga përmbytjet dhe popullsisë së rrezikuar në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë nga dy mijë euro ndihmë. Po ashtu, Komuna është e gatshme që gjatë sezonit turistik të mirëpresë fëmijët nga qytetet e rrezikuara.

Në letrat të cilat kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i ka dërguar Ambasadorëve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Prof. Dr. Zoran Bingulac dhe Izmir Taliq, thuhet që qytetarët e Ulqinit me vëmendje të veçantë ditë me radhë kanë përcjell situatën në zonat e përmbytura të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe  janë solidarizuar me të gjithë ato që i ka goditur kjo fatkeqësi e rëndë.

“Po ashtu, vlen të përmendet që të gjithë qytetarët e Ulqinit ishin unik në mbledhjen e ndihmave dhe të gjithë individualisht kanë kontribuar për popullsinë e rrezikuar të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në letrat e nënshkruara nga ana e kryetarit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi