Komuna e Ulqinit këtë vit nga Fondi egalizues do të fitojë 742,6 mijë euro, thuhet në vendimin e Ministrisë së financave.
Por, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të shkojë në pagesën e kredisë prej 4,25 milion euro i cili do të jetë operativ mbas miratimit të buxhetit të Komunës për këtë vit, e për të cilin ka dhënë garanci Qeveria e Malit të Zi.
Sipas dispozitave ligjore, mjetet nga Fondi egalizues përdoren për të ndihmuar komunat të cilat janë financiarisht më të dobëta.