Nënkryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv Omer Bajraktari do të jetë menaxheri i ri i komunës së Ulqinit, mëson Portali UL-info.
Bajraktari (25) ka përfunduar Fakultetin ekonomik në Podgoricë dhe do të jetë menaxheri më i ri i ndonjë komune në Mal të Zi.
Pritet që funksioni i menaxherit në administratën lokale në Ulqin, i cili është relativisht i ri, në të ardhmen të ketë rëndësi më të madhe, siç është rasti, për shembull, në Budve. „Është personi i cili nga komuna krijon ndërmarrje“, kanë thënë burimet tona në maje të qeverisjes lokale duke shtuar që ai është „gjithmonë pjesë e skuadrës së vetëqeverisjes lokale“.