Komuna e Ulqinit: PËR PLANIN HAPËSINOR NË MES TË VERËS!

Drafti i Planit hapësinor urbanistik (PHU) i komunës së Ulqinit do të dalin në shqyrtim publik në fillim të korrikut, mëson UL-info.

Punimi i këtij dokumenti shumë të rëndësishëm nga mesi i vitit 2009, me vendim të kryetarit të atëhershëm të komunës Gëzim Hajdinaga, është lënë Qeverisë së Malit të Zi dhe do të kushtoj rreth një milion euro. Mirëpo, këtë vendim mund ta sillte vetëm Kuvendi i komunës.

Opinioni publik gjatë tërë kësaj periudhë ishte larg procesit të punimit të PHU-së, edhe pse legjislativi vendor dhe evropian bënë thirrje për transparencë të plot dhe pjesëmarrje të gjithë subjekteve të komunitetit në punimin e planeve urbanistike.

Koalicioni qeverisës në Komunën e Ulqinit nuk arriti akoma të miratoj as Planin strategjik të komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi