Komuna e Ulqinit: PËRFAQSUESIT E KOMUNËS NË PANAIRIN NEXPO 2013

20130926_115526_resizedPërfaqësuesit e Komunës së Ulqinit kanë marrë pjesë në edicionin e dytë të Panairit ndërkombëtar të komunave dhe vetëqeverisjeve lokale të Europës Juglindore NEXPO 2013, i mbajtur në Rijeka dhe Opatija në Republikën e Kroacisë.

Në organizim të NALAS, rrjeti i asociacioneve të pushteteve lokale të Europës Juglindore, në periudhën prej, më 25 deri, më 27 shtator 2013, në qendrën Zamet, Rijeka, është mbajtur panairi i dytë me radhë NEXPO 2013.

Në panair kanë marrë pjesë më shumë se 2000 përfaqësues të komunave nga Mali i Zi, Kroacia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Molldavia dhe Turqia.
Përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit kanë pasur rast të marrin pjesë në një serë punëtorive me temën e energjisë së rinovueshme, EU fondeve, prokurimeve publike dhe integrimeve Europiane, si dhe një serë takimeve dypalëshe me përfaqësuesit e komunave të Europës Juglindore.
Komuna e Ulqinit në panair është paraqitur në stendën e përbashkët me Bashkësinë e komunave të Malit të Zi dhe komunat e tjera të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi