Siç edhe është paralajmruar, Komuna e Ulqinit për herë të parë po marr pjesë në Panarin ndërkombëtar për investime dhe patundëshmëri në Mynih – Expo Real 2013, që njëkohësisht është panairin më të rëndësishëm në Europë ku për çdo vit marrin pjesë rreth 1700 prezantues.
Përveç delegacionit nga komuna e Ulqinit i kryesuar nga kryetari i komunës Nazif Cungun, në mbështetje të këtij delegacioni nga qeveria e Malit të Zi marrin pjesë, Ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq, Sekretari për Projekte Zhvillimore Nebojsha Popoviq si dhe këshilltari i kryeministrit për investime Aleksandar Tiçiq.
Me qëllim të tërheqjes së interesmit të invesitorëve, në këtë panair komuna e Ulqinit prezanton projekte konkrete së bashku me kompanit Star of Montenegro, Inveraqua, Sea terra properties, Rokshped dhe Dolcigno Pearl prej të cilave veçojmë: Velika Palace Hotel, Hotel Complex Jadran (hotel Waldorf Astoria), Five star Hotel galeb Ulqin, The Medical spa & Recreational Center e të tjerë.
Diten e parë të këtij panairi, Komuna e Ulqinit zhvilloi takime të rëndësishme, ku vlen të permenden takimet me: Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara të Arabisë Saudite, ekpertet për hoteleri PKF, kompanine për investime Invest Finland, TriGranit e Taurus dhe një numer kompanish për konsultime mbi turizem dhe patundshmeri. Zyret dhë kompanitë e lartpermendurat janë kryesisht nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria dhe Dubai.
Diten e dytë të panairit Expo Real janë të caktuara takimet me: Ministrine e Ekonomisë së Bavarisë, përfaqësues nga zinxhiri i hoteleve Kempinski dhe disa investitor potencial nga Turqia. Në disa nga këto takime të ditës së dytë do të jetë prezent edhe ministri i Ministrisë së Turizmit dhe Zhvilimit të Qendrueshem të Malit të Zi, z.Branimir Gvozdenovic.