Qeverisja lokale në Ulqin ka përgatitur vendimin e ri për huamarrje kreditore me vlerë 650 mijë euro, mëson Portali Ul-info.
Ky propozim vendim do të jetë pjesë e seancës së parë të Kuvendit komunal të Ulqini, i cili me 1 mars fillon sesioni e rregullt pranveror.
Në këtë dokument thuhet se Komuna merr huamarrje kreditore “për vazhdimin e realizimit të Planit sanues dhe tejkalimin e vështirësive financiare për çka është marrë pëlqimi i Ministrisë së financave”.
Përndryshe, buxheti i Komunës së Ulqinit në këtë vit është planifikuar në shumën prej 15,37 milion euro.