Komuna e Ulqinit: PREZANTIMI I PROJEKTIT MARUBI

Nga komuna e Ulqinit është paralajmëruar që të hënën, në hotelin “Mediteran”, do të mbahet konferenca tematike “Projekti Marubu: Modeli i bashkëpunimit për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit”, të cilin e financon BE.Marubi projectPrezantimin e Studimit të fizibilitetit të Marubi Route do ta bëjnë profesorët Rade Ratkoviq dhe Maksut Haxhibrahimi, derisa prezantimin e smartphone aplikacionit “Marubi City Guide” do ta bëjnë Vlado Bokun dhe Ardijan Mavriq. Për projektin Marubi si model të ri të zhvillimit të turizmit do të flas Arsllan Hajdinaga nga Zyre për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte e komunës së Ulqinit.

Pjesëmarrësve të tubimit me këtë rast do ti drejtohen dhe kryetarët e komunave të Shkodrës dhe Ulqinit Lorenc Luka dhe Fatmir Gjeka, si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi Violeta Camaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi