Të dhënat zyrtare tregojnë që shkalla e papunësisë në Ulqin rritet në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, për shembull, në vitin 2009 në Ulqin janë evidentuar 9,14 për qind të atyre që kërkojnë punë, derisa në vitin 2012 kjo përqindje u rrit në 13,6.
Shkalla e papunësisë në qytetet tjera në bregdetin e Malit të Zi sillet rreth dhjetë për qind.
Sipas vlerësimeve të Lidhjes së sindikatave të pavarura të Malit të Zi, në Ulqin sot vetëm diç më shumë se dy mijë njerëz kanë marrëdhënie të përhershme pune, që është vetëm 40 për qind nga ato të cilët ishin të punësuar në mënyrë të përhershme në vitin 1990.
Për këtë arsye është e qartë që në të gjitha sondazhet, papunësia ceket si një ndër problemet më të mëdha ekonomike, që është gjithsesi dhe një nga arsyet kryesore të zvogëlimit të numrit të popullsisë në Ulqin.