Komuna e Ulqinit: RRUGA E KOSOVËS E MBYLLUR DERI TË HËNËN

Njoftojmë qytetarët e komunës së Ulqinit se një pjesë e rrugës së Kosovës në Pinjesh do të jetë e mbyllur për qarkullim për një periudhë të caktuar kohore për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut. Rreziku është paraqitur si pasojë i reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së pafavorshme meteorologjike në ditët e kaluara, të cilat e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen.

Ndalimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga e premtja, më 10 mars deri të hënën, më 13 mars, kur do të bëhet analiza e situatës dhe do të përcaktohen masat e nevojshme për sanimin e rrëshqitjes.

Ndalimi i qarkullimit për të gjitha kategoritë e automjeteve mund të zgjatet edhe pas kësaj date.

Lokacioni i përmendur është problematik nga aspekti i rrëshqitjes së dheut që është shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Rrëshqitja e fundit e madhe e dheut ka ndodhur në janar të vitit 2021, kur ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Më pas është bërë sanimi i rrëshqitjes, por situata në terren tregon se mundësia që ajo të rifillojë është shumë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca

Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë
Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë

Kështu e kam titulluar kronikën televizive gjatë intervistës time të parë me mësuesen e parë në Anë të Malit  Rukije Lika – Shabaj, në nëntor të vitit 1994. Nga biseda me këtë mësuese model, mësuam se

Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”
Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”

Klubi i Karatesë “Ulqini” organizon turneun XiX-të Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2023”. Turneu do të mbahet me 1 prill, në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin. Kjo ngjarje tradicionalisht