Lidhur me pytjet e parashtruara në portalin tuaj, me datën 19.01.2014, e që kanë të bëjnë me materialin ndërtimor gjegjësisht ranën në rrugën e Valdanosit ju informoj që ky material është i paraparë per realizimin e investimit, Sanimi i rrugës në ullishtë – Ana e Malit.
Lidhur me këtë investim gjithashtu, ju parashtroj informacionet në vijim:
- Ky investim është parapar me Programin për rregullim hapsinorë 2013
- Tenderi gjegjësisht shpallja publike me metodën shoping është hapur në bazë të Ligjit për prokurime publike (F.Z. MZ. 42/11) me datën 08.11.2013.
- Me 27.11.2013 është përzgjedhur ofertuesi më i mirë, kompanija “Inzhinjering Put” nga Podgorica me të cilën është nënshkruar kontrata nr. 01-12/14 me 09.12.2013.
- Vlera e punimeve është 17.850 eur ndërsa mbikqyrjen e kryen Agjensija për ndertim dhe zhvillim Ulqin.
- Punët janë në zhvillim e sipër.
SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJE KOMUNALE DHE MBROJTJE TË AMBIENTIT
Sekretar
Avdulla Dervishi