Sekretari i Sekretariatit për çështje komunale Avdula Dervishi ka konfirmuar që është lajmëruar në konkursin të cilin e ka hapur ky organ shtetëror për funksionin e këshilltarit të pavarur. “Unë i plotësoj kushtet pavarësisht nga ajo që jam në marrëdhënie pune. Në fund të fundit, nuk jam lajmëruar vetëm unë, ka dhe aplikime tjera. Komisioni në fund do të vendos kush do të pranohet”, tha ai për “Dan” duke paralajmëruar që nëse pranohet nuk do ta kryej më funksionin e sekretarit të Sekretariatit.
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka thënë për këtë gazetë që nuk është në dijeni që Dervishi është lajmëruar në konkurs për vendin e këshilltarit. “Shpallja për këtë vend pune është kryer në pajtim me ligjin. Kemi fituar pajtimin e Ministrisë së financave, sepse këtë e kemi detyrim për shkak të planit të sanimit. Ndërsa, kush është lajmëruar, këtë do ta shohim”, tha ai.
Cungu në deklaratën për “Vijesti” tha se nuk ka asgjë spektakolare. “Nuk është e saktë që sekretari kryen përzgjedhjen e këshilltarit të vet, këtë e bënë komisioni tre anëtarësh komunal në pajtim me aktet ligjore. Kaq për këtë temë”, shtoi ai.