Qëllimi i konkursit është hartimi i zgjidhjes konceptuale arkitektonike për hapësirë të destinuar për sport dhe rekreacion në parcelat urbanistike UP 14 dhe UP 15, si pjesë e Studimit Shtetëror të Lokacionit “Pjesë e sektorit 66 – grupimi ekzistues i hoteleve dhe moduli I”, për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Fondi i çmimeve për zgjidhjet fituese arrin në gjithsej 40.000 euro:
Çmimi i parë – 20.000 euro
Çmimi i dytë – 12.000 euro
Çmimi III – 8.000 euro
Anëtarët e jurisë së konkursit janë persona të njohur në arkitekturën dhe inxhinierinë e ndërtimit nga Mali i Zi dhe rajoni:
- Muho Uruçi, kryearkitekt i Komunës, kryetar i jurisë;
- Prof. dr. Ljubisha Foliq, ing. dipl. arh., anëtar i jurisë;
- Prof. dr. Bujar Demjaha, ing. dipl. arh., anëtar jurisë;
- Iva Petkoviq, ing. dipl. arh., anëtare e jurisë;
- Mentor Lunji, ing. dipl. i ndërtimit, anëtar i jurisë;
- Mehmed Mila, ing. dipl. arh., anëtar i jurisë;
- Momir Gjurgjevac, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Konkursi është i hapur deri më 06.03.2023.
Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Malit të Zi miratoi vendimin për transferimin e të drejtës së pronës të paluajtshme në Komunën e Ulqinit për një sipërfaqe prej 77.000 metra katrorë në Plazhë të Madh, me ç’gjëu krijuan kushtet për ndërtimin e objektit modern të stadiumit të futbollit në Komunën e Ulqinit.
One Response
Kja cka jeni ty ba isht veper kriminale. Pse me fitu cmimin 3 punimet e para? Pse ja vetem njini, aj si e ka ba projektin ma t’bukur, ma komplet, ma t’pershtatshem ambientit edhe ke ana cmimit. Nuk ka komuna aq pare me u hap n’tana ant me cisej marrinash. Pse duhen me qen nji batalon arhitekta me pa kush cka ka ba? Merrni 2-3, merrni 1 njeri pi federates edhe 2-3 njerz si kan qen aty kur jan ba stadionet dakejt, aj n’Tiran, aj i Osijekut ose Rijekes, dikush si ka qen aty kur jan ba stadionet e ja si kta si as nuk dijn ku isht stadioni Olimpikut. Mas luni prallash me popull, njisej si puna e moles t’madhe