Komuna e Ulqinit: SHPALLJE PËR OBJEKTET E PËRKOHSHME

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna e Ulqinit ka publikuar shpalljen publike për qiramarrjen e tokës për vendosjen e objekteve të përkohshme sipas Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2015.

Me qira jepen lokalitetet e paraqitura në tabelat të cilat janë publikuar në faqen e komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com). Shikimi i tabelave mund të bëhet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo ditë pune në zyrën numër 73 në ndërtesën e komunës.

Lënda e shpalljes publike janë 81 lokalitete për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe 7 parkingje publike.

Ofertat dorëzohen në zarfet e mbyllur dhe të vulosur çdo ditë punë prej orës 09 deri në orën 14, duke filluar prej 19.05.2015 e deri më 29.05.2015 me dorëzim të drejtpërdrejtë në buronë e qytetarëve të Komunës së Ulqinit.

Shpallja publike është publikuar në gazetën ditore “Dan”, në faqen e komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com) dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit.

Hapja publike, në të cilën do të jenë të pranishëm të gjithë ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar, do të bëhet më 1.6.2015, në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit në ora 09.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi