Debati publik mbi draftin e studimit vendor të lokacionit “ Shtoj i poshtëm” Komuna e Ulqinit dhe draft raportin për vlerësimin e ndikimit strategjik në mjedis, do të mbahet në organizim të Ministrisë së ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, në periudhën prej 31.10. deri më 21.11.2022.
Propozimet, sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen me shkrim në arkivin e Ministrisë së ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit , në adresë: Brigada proletare nr. 19, Podgoricë, gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 deri në orën 13:00, duke përfunduar me 21.11.2022.
Ministria, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, do të organizojë prezantimin publik të draft studimit vendor të lokacionit “Shtoj i poshtëm” Komuna e Ulqinit, me datë 08.11.2022, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, Komuna e Ulqinit, do të jetë në shërbim të qytetarëve të interesuar, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në periudhën prej 07.11.2022, ditëve të punës prej orës 11:00 deri 14:00, me përfundim në datën 21.11.2022.
Drafti i studimit vendor të lokacionit është i qasshëm në sajtin e ministries së ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit www.mepg.gov.me/rubrike/javna_rasprava