Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Ulqinit ka publikuar programin e mbajtjes së Shqyrtimeve publike për Propozimet e planeve:
PROGRAMI I DISKUTIMIT PUBLIK
sipas Projekteve të planeve:
1. Studimi lokal i lokacionit “Oliva park” në lokalitetin Liman në Ulqin;
2. Ndrimet dhe plotësimet e planit Gjeneral urbanistik Ulqin për lokalitetet: “Liman 1”, “Liman 2, “Mëhalla e re dhe Mali i Bardhë” në Ulqin;
3. Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike dhe katastrale në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Rana” në Ulqin;
4. Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Meraja 2” në Ulqin
– Diskutimi publik do të zgjasë 21 ditë, duke filluar nga data 17. 03. 2014 deri, me datën 07.04. 2014.
– Prezantimi i Projekteve të Planeve me qëllim të shikimit publik të të interesuarve do të jetë në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit në katin e I (parë).
– Shikimi në Projekteve të Planeve të ekspozuar do të bëhet çdo ditë në orarin 11,00 deri në 14,00 ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Sekretariatit për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem me qëllim të dhënies së mendimeve profesionale për pjesëmarrësit e interesuar të diskutimit publik.
– Shqyrtimi kryesor publik i planeve:
1. Studimi lokal i lokacionit “Oliva park” në lokalitetin Liman në Ulqin;
2. Ndrimet dhe plotësimet e planit Gjeneral urbanistik Ulqin për lokalitetet: “Liman 1”, “Liman 2, “Mëhalla e re dhe Mali i Bardhë” në Ulqin, ku përpunuesi do të japë sqarime profesionale dhe përgjigje në pyetjet e mundshme, do të mbahet, më 28. 03. 2014 dhe fillon në orën 11,00 në sallën e madhe të Komunës.
– Shqyrtimi kryesor publik i planeve:
3. Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike dhe katastrale në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Rana” në Ulqin;
4. Ndrimet dhe plotësimet për parcela të caktuara urbanistike në kuadër të Ndrimeve dhe plotësimeve të planit detal urbanistik “Qyteti-Ulqin” për lokalitetin “Meraja 2” në Ulqin, ku përpunuesi do të japë sqarime profesionale dhe përgjigje në pyetjet e mundshme, do të mbahet, më 01. 04. 2014 dhe fillon në orën 11,00 në sallën e madhe të Komunës.
– Të gjithë pjesëmarrësit në diskutimin publik që do të kenë vërejtje në zgjidhjet e propozuara sipas planeve munden që vërejtje e veta t’i dorëzojnë në formë të shkruar deri, më 07.04. 2014 në Sekretariatin për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem.