Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka nxjerrë sot Vendimin për financimin e përkohshëm të nevojave të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për periudhën janar – mars 2014.
Shkak për nxjerrjen e këtij Vendimi është mos shtirja e këtij Vendimi në rendin e ditës të Kuvendit të Komunës në mbledhjen e mbajtur me datën 27. 12. 2013, dhe për shkak që me shtyrjen e mëtejme të nxjerrjes së tij vendimi, do të vinte deri te mosfunksionimi i organeve të vetëqeverisjes lokale.
Pasi që vazhdimi i mëtejmë i kësaj situate do të kishte pasoja materiale dhe jomateriale për qytetarët, të cilët për këtë shkak nuk do të mund të realizonin të drejtat e tyre para organeve të vetëqeverisjes lokale, janë krijuar kushtet për aplikimin e autorizimeve nga neni 86 i Statutit të Komunës së Ulqinit nga ana e Kryetarit të Komunës, me të cilin i jepet autorizim për nxjerrjen e vendimeve nga kompetencat e Kuvendit.
Me këtë Vendim evitohet bllokada e punës së vetëqeverisjes lokale dhe bëhet tejkalimi i përkohshëm tremujor në financimin e punës së vetëqeverisjes lokale dhe realizimi i projekteve të filluara.
Vendimi do t’i dorëzohet Kuvendit për konfirmim në mbledhjen e parë të radhës.