Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financa në komunë të Ulqinit Agron Ibrahimi ka deklaruar që kjo vetëqeverisje lokale është gjetur në situatë shumë të vështirë mbasi që Kuvendi komunal ka refuzuar të miratoi Propozim vendimin për financim të përkohshëm në tre mujorin e parë të këtij viti.
„Ky është problem i madh, por ekzistojnë dy mënyra si ta zgjidhim. E para është që kryetari i komunës Nazif Cungu vet ta sjell këtë vendim në mënyrë që të verifikohet pastaj në mbledhjen e parë të ardhshme të parlamentit lokal. Kjo është e nevojshme në mënyrë që të shmanget dëmi më i madh në punën e organeve lokale“, tha Ibrahimi për „Dan“ dhe shtoi mundësinë e dytë, por pak e mundshme, që prapë të mblidhet Kuvendi komunal dhe ta miratoi atë vendim.
Kandidati për këshilltarë i Frontit demokratik Zhelko Rolloviq ka thënë që asesi nuk ka guxuar të lejohet të vihet në këtë situatë. „Pushteti, sido që të ishte, ka pasur kohë të shmang këtë situatë, por fatkeqsisht se bëri“, tha ai.