Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka tha që prindërit e nxënësve të cilët udhëtojnë nga shtatori, gjegjësisht nga fillimi i vitit shkollor, nuk do të paguajnë transportin. “Komuna e Ulqinit do të ju rimbursojë shpenzimet, ndërsa pjesërisht këtë gjë e bënë dhe Ministria e arsimit”, tha ai gjatë diskutimin për Projekt buxhetin e komunës për këtë vit.
Gjeka tha që kjo është praktik në të gjitha komunat e Malit të Zi.
Sipas fjalëve të tija, me buxhetin e këtij vit janë planifikuar subvencionet për bujqit në shumën prej 50 mijë euro.