Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti të ënjtën në takim përfaqësuesit e Biznis Klub Ana e Malit me të cilët diskutuan lidhur me kërkesat që ato kanë si dhe mundësinë e bashkpunimit në mes të BKA-së dhe komunës së Ulqinit për realizimin e projekteve konkrete me rëndësi për qytetaret tanë.
Kryetari i këtij klubi z.Kabil Kurti prezantoj para kryetarit Cungu idenë e ndërtimit të një qendre sportive në Anë të Malit, qendër e cila do të përfshijë fushen e futbollit, fushen e tenisit, fushen e basketbollit, sallen e ushtrimeve fizike e kështu me rradhë, ku me këtë rast kërkoj mbështetjen e komunës së Ulqinit për realizimin e këtij projekti kaq të rëndesishem sportiv. Ai poashtu njoftoj kryetarin se për realizimin e këtij projekti mbështetje të veçantë ka shprehur edhe diaspora e komunës së Ulqinit.
Kryetari Cungu falenderoj Biznes Klub Ana e Malit për këtë iniciative por edhe për aktivitetin e deritanishëm dhe u shpreh se komuna e Ulqinit do të mbështes fuqishem realizimin e një projekti të tillë në Anë të Malit. Duke qenë se janë në fazen e përpunimit Plani hapsinor i komunës së Ulqinit dhe Plani urbanistik për Katërkollë, është mirë të përcaktohet lokacioni për ndertimin e kësaj qendre sportive në mënyrë që ky lokacion të trajtohet në këto dokumente planifikuese si zonë për rekreacion dhe sport, u shpreh Cungu.
Të pranishmit diskutuan lidhur me organizimin e “Dites së sheges”, ku këtë vit Komuna e Ulqinit do të jetë bashkorganizatore me BKA-n. U fol edhe për kerkesat dhe nevojat në fushen e bujqësisë pasi mbrenda këtij muaji Ulqinin do ta vizitoj ministri i bujqësisë së Malit të Zi, si dhe për bashkëpunim në çeshtje të tjera me rëndësi.