Komuna e Ulqinit: TAKIM LIDHUR ME PROJEKTIN GOLF RESORT

Sot me ftesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu kanë qenë në takim përfaqësuesit e Horwarth HTL, agjencisë konsultante e angazhuar nga ana e investitorit Sea Terra Properties për punimin e studimit të fizibilitetit të projektit Golf Resort – Ulqin Montenegro.
Golf Resort – Ulqin Montenegro është projekti i parë i këtij tipi, i cili do të duhej të jetë projekti udhëheqës i turizmit të lartë në Mal të Zi. Vlera e projektit është 150 milionë Euro. Është planifikuar në tokën e cila është 600 m larg nga Liqeni i Shasit dhe përfshinë sipërfaqen prej 755,280 m². Klubi profesional i terrenit të golfit me klubin e golfit, liqenin, spa, qendrën sportive, njësitë rezidenciale, hotele, të gjitha këto janë pjesë e projektit.

Kryetari Cungu ka thënë që ky është momenti i duhur për realizimin e këtij projekti, duke marrë parasysh edhe faktin që investitorët për ndërtimin e hoteleve me katër dhe pesë yje janë të liruar nga kompensimi për pagimin komunal të tokës ndërtimore. Z. Michael O’Hare, drejtor i Howarth HTL, e ka vlerësuar pozitivisht realiziin e këtij projekti dhe ka thënë se ka rëndësi shumë të madhe rritja e kapaciteteve të transportit ajror në aeroportet në Podgoricë, Tivat dhe përrreth.

“Me këto kushte presim që sezoni i golfit e cila në Europë zgjatën nga tetori deri në maj në Ulqin të zgjatet në dymbëdhjetë muaj”, ka thënë O’Hare.
Kryetari Cungu dhe z. O Hare janë marrë vesh që së bashku do të marrin pjesë në panairin e investimeve Expo Real në Mynih, në të cilin do të prezantohet Golf Resorti – Ulqin Montenegro. Projekti gjithashtu do t’u prezantohet investitorëve nga Arabia Saudite me rastin e vizitës e cila është planifikuar për periudhën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i