Komuna e Ulqinit: Takim me drejtorët e shkollave 

Me iniciativë të Kryetarit të Ulqinit Genci Nimanbegu, u organizua takimi me Drejtorët e shkollave. Takimi, kishte për qëllim të vihen ura bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe Komunës së Ulqinit.
Kryetari Nimanbegu i falendëroi për punën e mirë në drejtim e institucioneve dhe ju prezantoi projekt iden në lidhje më vendosjen e transportit shkollor më qëllim lehtësimin e trafikut dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tonë. Poashtu vemendje e posaçme duhet ti kushtohet edhe  nxënësve me aftësi të kufizuara në procesin mësimorë dhe ata nga rradhët e komunitetit rrom dhe egjiptian.
Drejtorët e shkollave përshëndetën nismën  dhe mendojnë se me një bashkëpunim të ndërsjelltë mund të tejkalohen problemet.Të gjithë u pajtuan se kujdesi dhe  edukimi i fëmijëve duhet të jetë detyre dhe obligim jo vetëm i shkollave, por i të gjitha institucioneve dhe komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi