Komuna e Ulqinit: TAKIM ME KfW

Foto protokolTë marten u mbajt takim pune ndërmjet përfaqësuesve të komunës së Ulqinit, ujsjellësit të Ulqinit dhe përfaqësuesve të Vodakomit në të cilin janë analizuar përgjegjësit e përcaktuara me marrëveshjen e nënshkruar në gusht të këtij viti. KFW banka për realizimin e fazës së parë të investimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në komunën e Ulqinit, ka ofruar 20 milion euro kredi me interes të butë si dhe një grant prej 1 milion euro i cili do të shfrytëzohet nga ndërmarrja e ujësjellësit dhe kanalizimit për përmirësimin e gjendjës së saj teknike dhe financiare. Meqë KFW banka është duke caktuar konsultantët që do të punojnë në implementim të këtij projekti, në takimin sot janë analizuar aktivitetet e ndërmarra nga Ujësjellësi dhe Komuna lidhur me përgjegjësit e përcaktuara me marrëveshjen e nënshkruar, që njëkohësisht janë kusht për realizimin e fazës së parë të këtij investimi dhe kanë për qëllim revitalizimin e ndërmarrjes së ujësjellësit. Komuna e Ulqinit sipas marrëveshjes duhet të kthej borxhin që ka ndaj ujësjellësit, derisa përgjegjësit e ujësjellësit përfshinjë, rritjen e çmimit të ujit në amvisëri për 15% si dhe zvogëlimin e numrit të tepërt të të punësuarve në këte ndërmarrje.

Borxhi i Komunës së Ulqinit ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit kap vlerën prej 470 mijë euro. Nga ky borxh, 300 mijë do të kthehen me shlyerjen e kontributeve të ujësjellësit. Ndërsa shuma prej 170 mijë euro mbetet të shqyrtohet nga komisioni i përbashkët, i themeluar për këtë qëllim. Borxhi prej 50 mijë euro mbetet i kontestueshëm, meqë sipas vendimit të komunës është borxh i Shërbimit të zjarrëfiksëve ndaj ujësjellësit. Ndërsa pjesa tjetër, poashtu të shlyhet nga komuna si borxh i ujësjellesit per kontributet e katër muajve të parë të vitit, e që arrijnë shumën prej 185 mij euro.

Sa i përket ndërmarrjes ujësjellësit, deri më tani ka plotësuar kushtin e parë, me rritjen e çmimit të ujit për amvisëri për 17%. Derisa kushti i dytë, që ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të punësuarve mbetet ende i paplotësuar.

Drejtori i ujësjellësit, z. Avdiu ka informuar gjermanët për gjëndjen e rëndë në ndërmarrjen e ujësjellësit, si rezultat i borxheve ndaj kësaj ndërmarrje dhe numërit të madhë të të punësuarve, që kryesisht janë angazhuar nga drejtori paraprakë gjatë periudhës së zgjidhjeve të kaluara parlamentare. Ai ka konfirmuar që me ardhjen e tijë në pozicionin e drejtorit të ri, ka zvogëluar numrin e të punësuarve dukshëm, rreth 100 punëtorë, por që e sheh të pamundur të zvogloj këtë numër edhe për 47 punëtorë, sa kërkon studimi i fizibilitetit nga KFW.

Sipas kërkesës të KFW, zvogëlimi i numrit të punëtorëve duhet të jetë gradual. Komuna e Ulqinit u shpreh e gatshme që të mbështesë programin social për punëtorët e larguar nga puna.

Projekti i investimit në ujësjellës dhe kanalizim mbetet projekti më i madh dhe më ambicioz për komunën e Ulqinit i cili përveç që do të përmirsojnë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin tonë, do tu hap rrugë investimeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë